Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Nisin telashet me tifozët e Conference Ligue. Problemet kanë filluar me tifozët e Fejnord.
Mbrëmjen e kaluar ata kanë pushtuar lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet.
Ata janë grumbulluar dhe kanë nisur të pijnë birrë e të këndojnë në lokale këngën për ekipin e tyre.
Por duket se banorët në pallatin e ish-kryeministrit nuk e kanë pritur mirë zhurmën deri në orët e vona. Nga ballkonet i janë hedhur ujë dhe sende të tjera për t’i bindur që të largohen.
Situata është menaxhuar më pas nga policia.