E rëndë në Itali/ Kamarieri shqiptar vdes duke u shërbyer klientëve në restorant (Emri)

4 June 2022, 08:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Itali/ Kamarieri shqiptar vdes duke u shërbyer

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një restorant në Verona ndërsa ka qenë duke shërbyer. 25-vjeçari Egzon Mile, ka rënë papritur në tokë ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant, raportojnë mediat italiane.

Nga të dhënat e para vlerësohet se shkaku për vdekjen e të riut duket se ka qenë ataku kardiak. Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin shqiptar pavarësisht ndihmës së dhënë.


Video