Shqiptari kafshon dhe godet policët në tentativë arratisjeje, arrestohet pas ndjekjes

3 June 2022, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari kafshon dhe godet policët në tentativë arratisjeje,
Foto ilustruese, policia italiane

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Fillimisht ai është vënë re duke mbajtur gërshërë dhe qëndronte pranë një makine ku ndodhej një person. Pas këtij veprimi, ai është vënë në ndjekje nga efektivët. Ngjarja ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, Itali.

Ndërsa përpiqej të arratisej, 30-vjeçari hodhi gërshërët në oborrin e një shtëpie dhe vazhdoi rrugën drejt shëtitores Europa, ku u ndalua. Shqiptari sulmoi me shqelma dhe grushte karabinierët, goditi me kokë njërin prej policëve, ndërsa një tjetër e kafshoi në krahun e djathtë duke e lënë të plagosur.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari u arrestua për veprën penale të rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.  Ndërhyrja e karabinierëve nisi pas denoncimit në sallën e operacionit për një person të armatosur me gërshërë.

Për shqiptarin është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.


Video