"Shpresonim se do kishte shkuar diku", ju gjetën eshtrat pas 7 vitesh, flet xhaxhai i Mariglen Gjonajt

3 June 2022, 20:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shpresonim se do kishte shkuar diku", ju gjetën eshtrat pas 7
Mariglen Gjonaj dhe Xhaxhai i tij

Sot u identifikua se eshtrat që u gjetën më  3 Prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit i përkisnin 16-vjeçarit Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur prej vitit 2015.

Menjëherë pas konfirmimit, eshtrat e trupit janë tërhequr nga familjarët e Mariglen Gjonajt në Fushë-Mamurras dhe kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre.

Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj kërkon që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë. Ai tregon se shpreson se 16-vjeçari do kishte shkuar diku, por fatkeqësisht u gjet i vdekur pas 7 vitesh

“Zoti na ndihmoj, që u bë e mundur gjetja e eshtrave dhe ne të marrim një farë ngushëllimi, pas kaq vitesh. T’i bëjmë zanatin ta çojmë tek i ati. Kërkojmë drejtësi dhe tani shteti e di atë punë. Kemi ndejt me shpresën se djali do të ketë shkuar diku. Fati nuk e deshi ashtu. Kështu ne do të pranojmë. Duam ta dimë se kush e beri këtë. Ne do ti bëjmë ceremoninë djalit tonë dhe do të rrijmë në punën tonë.” - tha ai.

Historia

Nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk ishte kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, ç’ka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata bën disa javë më pas denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, ende nuk ka asnjë të dhënë e gjurmë të Mariglen Gjonajt.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij.

Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh në atë kohë për mediat nëna e 16- vjeçarit.

Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çeshtje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrejtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, tha ajo.


Video