Grabiten hekurat e urës në Bypass-in e Fierit, reagon e revoltuar ARRSH

3 June 2022, 16:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grabiten hekurat e urës në Bypass-in e Fierit, reagon e revoltuar
Ura e fshati Ferras

Disa elementë metalikë në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, janë grabitur disa ditë më parë. Lidhur me këtë ngjarje ka reafuar dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët shprehen mjaft të shqetësuar, teksa tregon dhe se autorët kanë rënë në pranga.

ARRSH shprehet se heqja e elementëve metalikë nga ura dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve. Ajo paralajmëron se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues.

Njoftimi:

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t'i shitur për skrap.

Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.

Vetëm me ndihmën dhe përgjegjshmërinë e çdo qytetari të këtij vendi do të bëjmë të mundur që siguria rrugore, në çdo cep të vendit, të jetë në nivelet që duam duke minimizuar rastet e aksidenteve.


Video