Disa vajza dhe gra protestuan pasditen e djeshme para bashkisë së Librazhdit për të protestuar kundër dhunës së ushtruar nga vjehrri dhe vjerra ndaj nuses 20-vjeçare, e cila u kap në shtratin martesor duke tradhëtuar bashkëshortin e saj, i cili jeton në Gjermani.
Ato ishin të indinjuara dhe të shqetësuara për të ardhmen e tyre, marrë shkas nga dhuna e ushtruar ndaj të resë. Mirëpo, disa mbishkrime që vajzat mbanin mbi bluzë kanë ngjallur reagime të shumtë në rrjetet sociale.
Në bluzën e një vajze shkruhej: "Leje shpinë e barit, hajde mshoji j*rit", ndërsa në bluzën e një vajze tjetër shkruhej: "K*rvëria shpikje patriarkale".
Këto dy foto po bëjnë xhiron e rrjetit, ku ka një numër të lartë qytetarësh që kanë reaguar të revoltuara dhe akuzojnë për shthurje të shoqërisë dhe të brezit të ri. Ata shprehen pro të protestuarit kundër dhunës, por kundra një proteste me parrulla të tilla.
Po ashtu edhe pankarta me mbishkrimin: "Te burri emigrant, na çoni me vibrator në pajë" ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Disa ditë më parë në qytetin e Librazhd, një nuse 20-vjeçarja u kap duke tradhëtuar bashkëshortin nga vjehrri dhe vjehrra dhe më pas aty erdhën dhe komshinjtë dhe njerëzit e tjerë të burrit. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, familjarët e bashkëshortit publikuan dhe videon e të resë ku shihej e mbuluar vetëm me një batanije në momentin që u kap në flagrancë nga ata.

