"60 kg kokainë në portin e Durrësit", SPAK sekuestron anijen e ardhur nga Kolumbia

3 June 2022, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"60 kg kokainë në portin e Durrësit", SPAK sekuestron
Anija e sekuestruar

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka sekuestruar anijen 'Unistream', e cila u kap javë më parë me kokainë në Portin e Durrësit.

SPAK ka bërë edhe sekuestrimin e pasaportave të anëtarëve të ekupiazhit.

Këta të fundit kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë e drogës e cila u gjet brenda anijes. Po ashtu, atyre iu janë sekuestruar edhe aparatet telefonike.

Më 17 Maj u zbulua në Portin e Durrësit në anijen 'Unistream' 60 kile kokaine.

Anija e cila transporton qymyr e që vinte nga Kolumbia kishte te fshehur në hambarin e anijes 53 pako me nga 2 çanta të veçanta. Ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë çështje. 


Video