Berisha, politikë me Nuredin Dumanin: Dëshmitë e tij faktojnë lidhjen e bandave me qeverinë

3 June 2022, 17:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha, politikë me Nuredin Dumanin: Dëshmitë e tij
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në vend tejkalojnë çdo lloj imagjinate.

Berisha tha në nisje të mbledhjes në selinë blu për zgjedhjen e drejtuesve të Partisë Demokratike, se dëshmitë e Nuredin Dumanit faktojnë lidhjet e bandave me nivelet më të larta të qeverisjes shqiptare.

“Kjo është një mbledhje procedurale në të cilën do të zgjedhim drejtuesit kryesor të PD. Procedurat nuk duhet të na pengojnë për të parë realitetin dramatik shqiptar. Pasi sot zhvillimet në këtë vend tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Sot Shqipëria është tërësisht në duart e krimit, vetëm ngjarjet e javës së fundit tregojnë se në Shkodër, krimi dhe policia janë një, se krimi godet në çdo skaj të vend, ndërkohë dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë të cilat dora dorës do të bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave në nivelet më të larta të qeverisjes së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz, të kryqëzuara me të dhënat e prokurorive të vendeve të Beneluksit. Shqipëria rezulton, ministra e drejtorë të saj, prokurorë dhe gjykatës rezultojnë skllevër të krimit”, tha Berisha.

 


Video