Vihet nën kontroll një vatër zjarri në Sazan, dyshohet se e kanë vendosur turistët

4 June 2022, 00:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Vihet nën kontroll një vatër zjarri në Sazan, dyshohet se e
Vatër zjarri

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është vënë nën kontroll një vatër zjarri që është konstatuar në jug të Sazanit, rreth orës 20:00.

Zjarri dyshohet se është vendosur nga turistë.

Bëhet e ditur se është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar dhe pjesën e mbetur.


“Vihet nën kontroll një vatër zjarri e konstatuar rreth orës 20:00, në jug të Sazanit.  Efektivë të anijes së gatshme dhe të ruajtjes së Qendrës së Vëzhgimit  Detar shkuan menjëherë për të shuar flakët që dyshohet se mund të jenë vendosur nga turistë. Aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur. Në drejtim të Sazanit kanë shkuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134″, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

 


Video