Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia ka dhënë detajet mbi vetëvarjen e një të arrestuari këtë të mërkurë në ambientet e komisariatit të Kavajës. Sipas burimeve zyrtare, viktima është shtetasi Ilvi Meta, 31-vjeç.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se 31-vjeçari është gjetur nga uniformat blu i vetëvarur në dhomat e izolimit. Mësohet se ai ka varur veten me çarçafin e qelisë.
Ilvi Meta ishte arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kavajës rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për vjedhje.
Prokuroria e Kavajës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
