“Ka bekimin e ministrit", emrat e 8 shqiptarëve të arrestuar pjesë e mafias italiane

4 May 2022, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ka bekimin e ministrit", emrat e 8 shqiptarëve të
Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri që ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane

Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri që ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në vecanti rajonit të Piemontes.

I penduari quhet Antonio Guastalegname, 54 vjec, i arrestuar në kuadër të megaporcesit të emërtuar "Rinascita Scott" i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona e përmban rrëfimet e dhjetra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Në bankën e të akuzuarve rreth 325 persona, mafiozë e bashkëpunëtorë me Ndranghetan, të përfaqësuar nga një ushtri prej 600 avokatësh mbrojtës.

Mes të të arrestuarve janë dhe 8 shqiptarë; 

Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim; 

Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991; 

Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972; 

Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979; 

Lulëzim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987; 

Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971; 

Floriand Tahiraj i lindur në Vlorë më 22/02/1983; 

Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.


Video