Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen e dy të miturve nga Elbasani. Dy të miturit, përapra se të largoheshin nga banesat e tyre kanë shitur biçikletat për të pasur para me vete. Ndërkohë policia bën me dije se dy të rinjtë janë parë në rrugët e Tiranës.
Dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve dyshohet se i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa. Historia e tyre e dashurisë konsiderohej e pamundur për faktin se djali është pjesë e komunitetit Rom ndërsa vajza e bardhë.
Policia zyrtarisht bën me dije se janë duke vijuar hetimet ndërsa kanë marrë informacion se dy adoloshentët janë parë në Tiranë. Por burime jo zyrtare bëjnë me dije se të rinjtë janë parë një ditë më parë ne zonen turistike të Letanit dhe të Funarit në Elbasan. Mësohet se para se të iknin kanë shitur biçikletat dhe celularët e tyre për të siguruar para.
Denoncimi në polici mësohet se është bërë nga nëna e të miturës 43 vjecarja M.J. Ndërkohë fqinj të 15 vjeçarit të mitur me iniciale S (Samuel) D pohojnë se adoleshenti nuk ishte problematik në lagje. Zhdukjen e tij ata e lidhin me moshën e tij të re.
Shtëpia e 15 vjeçarit gjendet në lagjen 28 Nëntori në katin e parë të një pallati. Ajo qëndron e mbyllur ndërsa familjarët e tjerë janë larguar nga aty pasi i druhen ndonjë hakmarrje nga familja e vajzës. Ndërsa burime nga shkolla që ndiqte vajza sqarojnë se ajo ishte shumë e urtë dhe e rregull në mësime. Ngjarja në fjalë ka shqetësuar jo vetëm familjarët por dhe komunitetin e gjërë. Madje mësohet se familjarët e 13 vjeçares kanë shmangur edhe takimet dhe bisedat me trupën pedagogjike.