
Është shtyrë seanca e parë gjyqësore për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. Arsyeja ka qenë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo e fundit do të dalë ditën e enjte del para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkak të apelimit që ka bërë Komisioneri Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta rikonfirmuar në detyrë.
Seanca e radhës është caktuar më datë 17 maj.
SPAK e kaloi për gjykim dosjen ndaj Thoma Gëllçit më 20 Prill të këtij viti. Ai akuzohet për shpërdorim detyre së bashku me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja, pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSh Agro”, me fond limit 86 milionë lekë pa TVSH, të zhvilluar më datë 09 tetor 2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar. Kanali RTSH Agro i dedikohet kulturës dhe bujqësisë. Sipas SPAK anëtarët e KVO kanë kryer shkelje ligjore në procedurën e prokurorimit të këtij tenderi.