
Efektivët e Policisë Ushtarake të Shqipërisë, do t'i bashkohen stërvitjes "Swift Response-22", e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe një video të një stërvitjeje të Policisë Ushtarake.
Stërvitja "Swift Response-22" është pjesë e një serie stërvitjet ushtarake të quajtura “DEFFENDER EUROPE 22” dhe do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Prej disa javësh, efektivët e Policisë Ushtarake zhvilluan stërvitjen paradislokuese, për t'u bashkuar më pas me kolegët e vendeve aleate dhe partnere në stërvitjen "Swift Response-22", e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Kjo stërvitje shumëkombëshe vjen në kuadër të "Defender Europe 2022", dhe si çdo vit, efektivët e Policisë Ushtarake demonstrojnë ndërveprushmërinë me koleget e tyre." shkruan Peleshi krahas videos.