Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Duket se urbanët e kryeqytetit janë “mallkuar”, pasi aksidentet e tyre po ndodhin pothuajse çdo ditë. Brenda një javë kanë ndodhur plot tre aksidente, fatmirësisht pa humbje jete.
I fundit ka ndodhur sot pranë ish-stacionit të Trenit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Më 29 prill një autobus përfundoi në Lanë pas përplasjes me një automjet, ndërsa pesë persona përfunduan në spital. Madje pati edhe ide që autobusi të lihej si instalacion në Lanë.
Dy ditë më vonë një tjetër urban në kryeqytet u përfshi në një aksident. Autobusi i linjës së Qytetit Studenti u përplas me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
