
Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Britaninë e Madhe. Sipas mediave britanike bëhet fjalë për Eugert Merizaj.
Ky i fundit është shpallur fajtor për vrasjen e punonjësit të kanabisit, Hemauand Ali Hussein në një shtëpi të zbrazët në Charterhouse Street në vitin 2019.
Ai u arratis drejt Belgjikës, por u kap shtatorin e kaluar.
Merizaj u ekstradua nga Belgjika ku u arratis shtatorin e kaluar. Merizaj bleu një sëpatë, lidhëse kabllosh dhe litar që ishin planifikuar për t’u përdorur në vrasje.
Ai gjithashtu bëri tre udhëtime në Hartlepool me anëtarë të tjerë të bandës dhe ishte jashtë shtëpisë kur Hussein u vra. 31-vjeçari shqiptar nuk është personi që e qëlloi Hussein, por ka marrë pjesë në krim dhe është trajtuar nga drejtësia njësoj si anëtarët e tjerë të grupit.
Ngjarja ka ndodhur në 14 shtator të vitit 2019. Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt, Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar.
Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxhelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.