Denoncohen të zhdukur dy persona në Tiranë, një prej tyre 14-vjeçe

4 June 2022, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncohen të zhdukur dy persona në Tiranë, një prej tyre
Policia e Tiranës

Dy persona janë denoncuar të zhdukur në policinë e Tiranës ditën e djeshme.

Burime zyrtare bëjnë me dije se babai i një 14-vjeçareje ka denoncuar se vajza e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Ndërkohë, rasti tjetër është një 33-vjeçar, i cili është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij.

“Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të dyja rastet, blutë bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e personave të zhdukur.


Video