Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja. Komisionerja akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë dhe falsifikim të dokumenteve në formë përdorimi.
Çiftja është zyrtarja e tretë e organeve të vetingut që merret e pandehur pas Luan Dacit, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) dhe Artan Hajdarit, gjithashtu nga KPA, shkruan Euronews.
Kujtojmë se më 1 dhjetor të 2020 ish-gjyqtari Luan Daci u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove. Ai u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi kishte fshehur shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997 për shkelje të ligjit dhe paaftësi.