"Nga thekthi i Monës tek floriri në Krrabë", gazetari shtron pyetjen: Pse Ilir Metës i del emri vetëm në skandale?

4 June 2022, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nga thekthi i Monës tek floriri në Krrabë", gazetari
Ilir Meta

Disa ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir Metës dhe LSI në SHBA pa i deklaruar këto në organet përgjegjëse. Në media është publikuar një investigim i gjatë në lidhje me lobingjet e Metës për të blerë mbështetjen amerikane.

Por bomba e madhe plasi nga Artan Hoxha në Opinion kur tha se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti. Pas kësaj deklarate SPAK ka reaguar ashpër në mbrotje të presidentit Meta duke e mohuar totalisht si të pa vërtetë, duke i bërë thirrje mediave të kenë kujdes.

Gazetari i njohur Flamur Vezaj me anë të postimi në "Facebook" ka ngritur disa konstatime ku emri i Metës është i përfshirë pas çdo skandali që ndodh në Shqipëri. Vezaj i ka rënditur nga vjedhja e floririt të Krrabëse deri te skandali i fundit ku akuzohej si porositësi i vrasjes së vëllait të ish-deputetit, Arben Ndoka. 

Postimi i gazetarit Flamur Vezaj:

Metes i doli emri perseri, po pse vetem ketij!?
Sa rastesi?
##
Metes, i doli emri se kishte gisht ne vjedhjen e thesarit ne Krrabe!!
Metes, i doli emri por edhe me ze e figure me Priftin (ndjese paste) kur flisnin për pazare!
Metes, i doli emri se jeton ne luks te madhe dhe ka shume prona!
Metes, i doli emri se shkollon femijet ne shkolla private ne Angli!
Metes, i doli emri tek DIA e K.Ismailit edhe ne pergjime!
Metes, i doli emri se po shfrytezon guroret ne malin e Tomorit!
Metes, i doli emri ne risin e shperndarjes se IPhone-eve per te rinjet ne zgjedhje!
Metes, i doli emri si ideatori dhe zbatuesi ne mbledhjen e “takses” mujore për partine nga gjithe drejtoret ne administrate te LSI-se!
Metes i doli emri (dhe foto) ne fushate zgjedhore me kriminel!
Metes, i doli emri kur u vra ne Laç shtetasi Gj.Gjoni dhe u plagos nje tjeter qe ne emer te LSI-se (partise se Metes) thuhej po shperndanin para!
Metes, o doli emri te kopjimi i serverave te tatimet!
Metes, i doli emri si porosites i vrasjes se Tom Doshit!
Metes, i doli emri qe i jep shtetesi personave me precedent penale!
Metes, i doli emri si revulucionar për rrezimin e qeverise me sfurqe e sopata!
Metes, i doli emri ne shperfytyrimin plastik te “thekthi Mones”!
Metes, i doli emri (mes Rames e Berishes) qe kontribuan ne shpopullimin e Shqiperise!
Metes, i doli emri se do shpallet “non grata” nga USA pas perfundimit te mandatit!
Metes, i doli emri edhe te deshmia e Dumanit, si porosites i vrasjes se A.Ndoka!
Etj etj….
#MosKerkoniFakteSePoliciaEProkuroriaMeDashjeKurrSiGjeten#
P.S. Miq, nuk dua komente nga ju qe keni marr e merrni rroge nga LSI-ja apo “plazhistet” e Jales se keni konflikt interesi!
Artan Hoxha ti mund te shtosh ndonje gje po tu kujtua.

 


Video