"Besoni Allahun dhe luftoni", arrestohet ekstremisti "Lekica" në Kukës bënte thirrje për terrorizëm (Foto)

24 May 2022, 10:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Besoni Allahun dhe luftoni", arrestohet ekstremisti
Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica)

Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Dejtoria e Antiterrorit, pasi bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

"Besoni Allahun dhe luftoni", arrestohet ekstremisti
Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica)

Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica) i bënte thirrjet në rrjetet sociale, ku postonte me profile false, foto dhe shkrime nxitëse. Ky person kishte prirje ekstremiste fetare dhe gjithashtu i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.

"Besoni Allahun dhe luftoni", arrestohet ekstremisti

Materialet i kaluan Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), për veprime të mëtejshme.



Video