
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Në njoftim bëhet me dije se janë kryer 1256 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 52 qytetarë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 qytetarë, në këto bashki:
29 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan.
Janë 389 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.