4 muaj pa shpërblimin e premtuar, Ministri Çuçi "tallet" me policët: Fajin e ka kriza!

22 April 2022, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
4 muaj pa shpërblimin e premtuar, Ministri Çuçi
Në foto: Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vitin e kaluar me 5 nëntor 2021 në Komisionin e Sigurisë, kur po diskutohej projekt-buxheti i vitit 2022 premtoi rritje të pagave për policët. 

"Vitin që vjen, në formën e shpërblimit, do ta çojë pagën e punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Në këtë skemë ne do të përfshijmë të gjithë punonjësit e policisë, nga inspektori deri te drejtuesit e parë, të cilët punojnë jashtë vendbanimit të tyre" deklaroi ministri Çuçi.

Në këtë premtim të ministrit Çuçi përfshiheshin të gjithë policët e çdo grade. Pas 4 muajsh nga kalimi i buxhetit, punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit nuk e kanë marrë shtesën e premtuar. Çuçi para kamerave ja vendosi fajin krizës ekonomike dhe e shtyu për muajin tjetër. 

"Kemi pasur një ngadalësim të këtij procesi me krizën që ndodhi, por shumë shpejt, në mos gaboj në muajin tjetër, të gjitha ato që kemi premtuar dhe parashikuar në buxhetin e shtetit do të realizohen", tha ministri Çuçi.

Përllogaritja e shtesës së pagës do të bëhet në bazë të kilometrave. Nga 20 deri në 60 km largësi, do të përfitojë 20%  mbi pagën. Nga 61 km deri 120 km, policët do të përfitojnë 30% më shumë dhe mbi 121 km, do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore.

 


Video