Lirohet trafiku në Tiranë, hapet sot kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”

22 April 2022, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet trafiku në Tiranë, hapet sot kryqëzimi tek ish-Sheshi
Unaza e Re

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ditën e sotme do të hapet kryqëzimi te ish-Sheshi “Shqiponja”.

Përmes një postimi ARRSH njofton se hapja do të bëhet në orën 19:30 duke shtuar se kjo hapje do të sjellë kompletim të planit të menaxhimit të trafikut.

“Sot në orën 19:30  do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv  të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njoftim.

 


Video