Apeli lë në burg dy policët e akuzuar për zjarrin në Komisariatin e Kamzës

22 April 2022, 16:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Apeli lë në burg dy policët e akuzuar për zjarrin në

Gjykata e Apelit e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të dy efektivëve të komisariatit të Kamzës, pas zjarrit që shpërtheu në paraburgimin e këtij komisariati ku humbi jetën Arben Mici.

Të arrestuar në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ janë polici Hajredin Boja, i cili mbeti i lënduar teksa po tentonte të nxirrte të burgosurit, si dhe inspektori Fatmir Isufi. Nën hetim janë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisar Ylli Çollaku.

Më 26 mars, në komisariatin e Kamzës shpërtheu një vatër zjarri në dhomat e paraburgosurve. Për pasojë ka mbeti i vdekur Arben Mici.

Dy efektivët e policisë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë zbatuar rregulloren për sigurinë e të paraburgosurve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se zjarri në dhomën e paraburgimit është vendosur nga viktima, Arben Mici.

 


Video