Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Pas dajës, vdes edhe nipi 20-vjeçar (FOTO+EMRAT)

19 May 2022, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Pas dajës, vdes edhe nipi
Pamje nga aksidenti

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, ku një makinë përfundoi në humnerë pas daljes nga rruga.

Mësohet se 20-vjeçari Xheku Logu nuk ju ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital. Në vendngjarje, humbi jetën Andi Rrustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç. 

Dajë e nip po udhëtonin në drejtim të Kukësit, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ra në humnerë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të aksidentit.

Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Pas dajës, vdes edhe nipi
Xheku Logu

Video