Bie nga kati i 5-të i pallatit/ Humb jetën punëtori 45-vjeçar, arrestohet administratori i firmës

19 May 2022, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie nga kati i 5-të i pallatit/ Humb jetën punëtori
Foto ilustruese, ambulancë

Një punëtor ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë i objektit ku po punonte. Viktima është shtetasi me iniciale A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.

Pas ngjarjes, policia e Kavajës ka arrestuar administratorin e firmës private në Tiranë, që po ndërton objektin. Në pranga është vënë shtetasi A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video