SPAK aksion në disa qytete, kush janë dy të arrestuarit i "forti" i Elbasanit dhe Fatos Gosa

19 May 2022, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK aksion në disa qytete, kush janë dy të arrestuarit i
Janë arrestuar Kamer Mehja dhe Fatos Gosa

Detaje të Reja nga aksioni i SPAK, zbardhen disa nga emrat e 13 urdhër-arresteve të firmosur nga SPAK dhe për të cilin RENEA ka zhvilluar operacion në Elbasan për t’i arrestuar.

Janë arrestuar Kamer Mehja dhe Fatos Gosa, dy emra të njohur të botës së krimit. Ndërsa nuk janë gjetur në banesë Suel Çela dhe Talo Çelak.

Kamer Mehja, i 'forti' i Elbasanit, me biznese e prona:

Mes dy emrave spikat ai i Kamer Mehjas ose siç njihet ndryshme në dokumentet e prokurorisë me emrin e ndryshuar, Agron Mehja.

Por në Elbasan, të gjithë e njohin me emrin “Kamer”. Ky i fundit zotëron disa pasuri në qytetin e Elbasanit, ku ndër të tjera një njësi tregtare, të cilën ia ka dhënë me qira një banke të nivelit të dytë, automjet dhe pasuri të tjera të paluajtshme në apartamente.

Ndërkohë në emër të djalit të Kamerit, Metin Mehja, raporti i OFL-së thotë se është i regjistruar një biznes. Bëhet fjalë për një Bar-Restorant dhe Piceri.

Ky biznes quhet “Basilico” dhe ndodhet në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit. Kamer Mehja rezulton i dënuar për “Trafikim të armëve dhe municioneve” si dhe për “Plagosje të lehtë me dashje” të një kamarieri në Elbasan dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarit”.

Është prerë urdhër arresti për:

1- Kamer Mehja - U arrestua

2- Fatos Gosa - U arrestua

3- Suel Çela - Nuk është gjetur në banesë

4 - Talo Çela - Nuk është gjetur në banesë

5- Ervis Martinaj - Nuk është gjetur në banesë

6- Sokol Sanxhaktari-Ndodhet i arrestuar më parë

7- Nuredin Dumani - Ndodhet i arrestuar më parë


Video