Do niseshin në Itali, 56 vjeçarja që humbi jetën në aksident po udhëtonte me vajzën dhe mbesat

19 May 2022, 08:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do niseshin në Itali, 56 vjeçarja që humbi jetën në
Taksia e aksidentuar

Një udhëtim për në Rinas është kthyer në tragjedi për një familje. Orët e para të mëngjesit ata morën një taksi për të ikur në aeroport, pasi do të niseshin drejt Italisë.

Rreth orës 04:30, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, ata u përfshinë në aksident. Shoferi i taksisë L.D, 40 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë,  shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe  2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 


Video