FOTO/ "E mbjellin për kokërr të qejfit" Artan Hoxha mes kanabisit holandez: Atij tonit i vjen anash

18 May 2022, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ "E mbjellin për kokërr të qejfit" Artan Hoxha mes
Artan Hoxha

Pas dëshmisë së dhënë dje para prokurorëve belgë në Bruksel për dosjen "Toyota Yaris", gazetari i kronikës Artan Hoxha është shpërngulur ditën e sotme në Amsterdam. 

Siç dihet, Holanda e ka të legalizuar kanabisin dhe gazetari ka pozuar krah bimëve të kanabisit të mbjella në mes të qytetit dhe të ekspozuara në vitrinat e dyqaneve.

Fotot i ka publikuar në rrjetet sociale dhe krahas tyre shkruan me ironi se kanabisit të mbjellë në Shqipëri i vjen anash, pasi rritet nën rrezet e ngrohta të diellit mesdhetar.

"Duke perzgjedhur kultivaret novative per sezonin e ri te narkokultures…
Na iku jeta duke e kerkuar neper male dhe kodra, keta e mbjellin per kokerr te qejfit ne mes te qytetit, madje ne vitrine te dyqanit….
Megjithate atij tonit i vjen anash, jo vetem se çunat e punojne gjithe “dashuri”, por edhe sepse eshte rritur nen rrezet e ngrohta te diellit mesdhetar, mbushur plot me vitamine D.
Ah se harrova, nuk eshte nga ai mjeksori, eshte nga ai me THC te larte" shkruan Artan Hoxha.

FOTO/ "E mbjellin për kokërr të qejfit" Artan Hoxha mesFOTO/ "E mbjellin për kokërr të qejfit" Artan Hoxha mesFOTO/ "E mbjellin për kokërr të qejfit" Artan Hoxha mesFOTO/ "E mbjellin për kokërr të qejfit" Artan Hoxha mes



Video