Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për 15 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit “Limiit”, duke i lënë të gjithë pas hekurave.
Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, ky grup siguronte fara kanabisi në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.
Dënimi për secilin të pandehur:
1. Sokol Nesimi dënohet 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 10 vite burg, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
2. Andrea Caca dënohet me 14 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 9 vite e katër muaj, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve" mbetur në tentativë, kryer ne bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
3. Besjan Zenel dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikeve" kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,
4. Bilbil Shqalshi dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal”.
5. Eljon Jaho dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
6. Emiliano Kalemi dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
7. Enkelejdi Sadik dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikeve", kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
8. Kristo Çobaj dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Pepi (alias Aleksandër Bani), për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/1, 22, 28/4, 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
9. Aleksander Pepi (alias Aleksandër Bani) dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal
10. Festim Çorbaxhi (alias Bajraktari) dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
11. Hysni Sadiku dënohet me 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
12. Bektash Zenel dënohet me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 5 vite akuzohet për për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotikëve", kryer ne bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
13. Gjergji Muke dënohet me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj, akuzohet për veprën penale "Moskallezimi i krimit".
14. Romeo Tare dënohet me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj, akuzohet për veprën penale "Moskallezimi i krimit".
15. Rexhep Ipek dënohet me 12 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar do të kryejë 8 (tetë) vjet burgim, akuzohet për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal”.