EMRI/ I dënuar me 6 vite burg, arrestohet një pedofil nga Tirana

18 May 2022, 15:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ I dënuar me 6 vite burg, arrestohet një pedofil nga Tirana
Foto ilustruese Policia

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Sei". Në pranga është vënë shtetasi Ideal Agolli, banues në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar nga Gjykata e Durrësit ka mbetur në tentativë. 


Video