
Tirana e ‘paralizuar’ për një ndeshje futbolli!
Ky është vendimi që ka marrë qeveria për datën 25 maj, ditën kur në kryeqytet do të zhvillohet finalja e Conference League, ndërmjet ekipit të Romës dhe Feyenord, pasi ka vendosur që ta shpallë pushim për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës.
Jo vetëm kaq, por do të kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së makinave, sepse data 25 do të jetë një ditë pa makina.
Pra kush dëshiron që të vijë në kryeqytet me datë 25, nuk mund të vijë me makinë, ndërsa të gjitha akset hyrëse do të bllokohen deri në orën 6 pasdite. Qarkullimi do të jetë i lejuar vetëm për mjetet e urgjencës.
"Data 25 do jetë një ditë pa makina, nuk do të ketë qarkullim të makinave në Tiranë, përveç ambulancës. Të gjitha akset hyrëse do të bllokohen në datën 25 deri në orën 6 pasdite.'- tha Çuçi.