Si reuzultat janë vënë në pranga 17 persona të kombësive të ndryshme. Bëhet fjalër për 12 kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një domenikan, një holandez dhe një shqiptar. Ata janë kapur në Bogota, Cundinamarca, Valle del Cauca, Risaralda, Antioquia, Bolívar, Atlántico dhe Nariño.
Shqiptari i arrestuar është shtetasi Kliton Dega, (personi në foto) i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane.
Një nga të arrestuarit është dhe Diego Mauricio Blanco, pilot i dyshuar i një prej organizatave më të mëdha kriminale për trafikun e kokainës në Brazil, i njohur si klani Rocha, i cili ka lidhje me strukturën e Komandës së Parë të Kryeqytetit (PCC) të Brazilit. Drejtuesi kryesor i kësaj organizate ishte Luis Carlos Rocha, i cili u kap në vitin 2017, tashmë i zëvendësuar nga Joao Suarez Rocha, lideri aktual.
Diego Mauricio Blanco dyshohet se ka marrë pjesë në një rrjet që ka kryer 23 fluturime me 400 kilogramë kokainë secili për klanin Rocha.
Sipas autoriteteve kolumbiane, grupi kishte kapacitetin për të prodhuar dhe dërguar rreth pesë tonë kokainë në muaj në Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Evropë nga Bolivia, Peruja dhe Kolumbia.
Këta persona dyshoheshin se koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anije mallrash, të fshehura në ngarkesa ushqimesh, pajisje farmaceutike, materiale ndërtimi e të tjera. Ata po hetoheshin edhe për zhvatje dhe pastrim parash. Sipas hetimeve, kjo strukturë kriminale pastronte asetet e trafikut të drogës në Paraguaj, ku kishte disa prona
Indicia për hetimin e tyre është marë pas vrasjes së Marcelo Peccit, prokurorit paraguaian që kishte hetuar shumë krime, duke përfshirë dhe klanin Rocha.
