Petro Koçi kritika SPAK-ut: Nuk heshtim për Berishën, hetoni këto tre çështje

17 May 2022, 21:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Petro Koçi kritika SPAK-ut: Nuk heshtim për Berishën, hetoni
Sali Berisha dhe Petro Koçi

Deputeti i PS-së Petro Koçi është shprehur i prerë se mazhoranca nuk negocion me Sali Berishën për zgjedhjen e Presidentit të ri. 

Ai më tej ka vazhduar me kritika ndaj SPAK se përse nuk ka nisur një hetim për Sali Berishën. Koçi thotë se PS nuk mund të heshtë kur ngjarja e 21 Janarit, Gërdeci apo edhe Privatizimi i Kompleksit Partizani nga Berisha janë sheshit. 

"Berisha është një kartë e djegur, ne e kemi përcaktuar që s'do e marrim parasysh, s'do e kemi as dialog as kontakt nuk do kemi në konsideratë asnjë projekt që vjen nga grupimi i tij. Deri në momentin që ka fol Rama kemi dëgjuar në kuvend çfarë nuk kanë thënë për SPAK dhe nuk dëgjuam ndonjë reagim të thonin pse na bëni presion. PS përfaqëson opinion publik, nëse kemi vërejtje kjo nuk vjen nga çështje personale. Si mund të jetë memece PS kur figura të tillë si Sali Berisha, kanë fshirë të gjithë gjurmët për të marrë vesh kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë në kryeministrisë. Prova do ishte regjistrimi nga kamerat. vetëm për atë kushedi sa përgjegjësi do mbante Berisha. Pale që deklaroi që do e qëllonte vetë me snajper zotin Rama. Këto janë deklarata që janë bërë publikisht. Ato janë dëshmi të rreme, ku e gjeti që shkopinjtë ishin pushkë e stilolapsat pistoletë. Kemi Gërdecin, privatizimin e Klubit Partizani", tha Petro Koçi në Report tv.


Video