Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje në Bruksel nga prokurorët e Belgjikës për çështjen Toyota Yaris. Vetë gazetari thotë se u pyet për 4 orë për atë që dinte për çështjen. Më herët ka shpjeguar se prokurorët belgë vendosën ta marrin në pyetje në Bruksel dhe jo në Tiranë për shkak të frikës se në Shqipëri, hetimi mund të dekonspirohej.
“Ne zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes. Me priten mire mor vellezer, gjynah te qahem. Nga zyrat prej xhami te oficereve federale belg, Brukseli kishte nje pamje fantastike…
Kater ore brenda me federalet, per çeshtjen “Toyota Yaris”. Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as dëgjova gje dhe as mbaj mend gje… po fare, fare.
Kaq kisha…. Edhe keta federalet e Brukselit kisha mangut, se nuk me dalin prokuroret e SPAK-ut, apo prokurorite e rretheve gjyqesore te Shqiperise!!!! Gjithsesi, me duket se me mire do te behet…” – shkroi Hoxha në Facebook.
Më herët prokurorët belgë kanë ardhur edhe në Shqipëri për këtë çështje ku kanë marrë edhe dëshminë e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.