VIDEO/ Makina "fluturon" këmbësoren tek vijat e bardha, shoferi largohet pas aksidentit

17 May 2022, 17:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Makina "fluturon" këmbësoren tek vijat e bardha,
Pamjet e aksidentit

Një kalimtare është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha, në rrugën "Ismail Qemali" në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasen  E. M. 20-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar pas aksidentit, por është larguar menjëherë nga vendgjarja. Policia ka bërë të mundur, identifikim dhe arrestimin e shoferit. Në pranga është vënë shtetasi Sadik Përpunja, 70 vjeç, banues në Tiranë. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Kujtojmë se rreth një jave më parë, u përplasën tek vijat e bardha çifti Arjan dhe Vilma Konomi të cilët po kalonin bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe. Ata ndodhen ende në kujdes intensiv, teksa drejtuesi i mjetit luksoz që i përplasi, Ajas Sulejmani ndodhet pas hekurave.

Policia e Tiranës njofton se në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh. Gjithashtu, janë ndëshkuar me gjobë 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.




Video