Olsian Çela i pakënaqur me punën e prokurorëve: Nuk hetojnë, fshihen pas justifikimeve

17 May 2022, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olsian Çela i pakënaqur me punën e prokurorëve: Nuk
Olsian Çela

Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela duket shumë i pa kënaqur me punën e prokurorëve, ku pretendon se ata nuk po hetojnë.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar, Çela deklkaroi se shumica e prokurorëve po fshihen, duke mos hetuar për problemin kryesor, i cili është pastrim i parave. Sipas kryeprokurorit, ligjet janë shumë të mira, por zbatimi lë për të dëshiruar. Çela shtoi më tej se prkuoria më e dobët në këtë seksion është ajo më e madhe në vend, Tirana.

“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje. U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ.

Nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen.  Ky do ketë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime. Si ka mundësi që asnjë drejtues prokurorie nuk ka sjellë sot asnjë rast. Pse ndodh kjo? Ndoshta ka diçka që duhet plotësuar. Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë plotësisht detyrën e tij në këtë drejtim. Politika penale. Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri.

Nga ndërtohen këto që ndërtohen. Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave. Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana). Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit”, tha Olsian Çela.


Video