"Lefter Koka nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorut të drejtësisë, pasi s’ka për çfarë të pendohet", u shprehën avokatët e ish-ministrit para gazetarëve.
Avokati mohoi se Koka do të jetë një prej tyre që do bashkëpunojë me SPAK. Sipas tij, ish-ministri nuk ka për çfarë të bashkëpunojë.
“Nuk ka pse të pendohet. Bashkëpunëtori është një njeri që tregon për veten e tij dhe të tjerët. Në rastin konkret Koka s’ka çfarë të bashkëpunojë.
SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtorë por jo te Lefter Koka, te persona të terë që janë aty. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës”, tha ai.
Avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Mjedisit kërkuan sot ndryshimin e masës së sigurisë për “arrest me burg”. Nesër në orën 10:00 do të jepet vendimi nga gjykata për këtë kërkesë.