Droga në portin e Durrësit, 53 pako ishin fshehur në dy çanta mes 6500 tonëve qymyr

17 May 2022, 08:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Droga në portin e Durrësit, 53 pako ishin fshehur në dy

Detaje të reja dalin në dritë nga droga që u sekuestrua në portin e Durresit.

Anija “Unistream” është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, një ditë më parë në orën 08:32.

Mësohet se brenda saj u zbuluan 53 pako me kokainë, të fshehura në dy çanta.

Anija “Unistream” me kapiten rus po transportonte 6500 ton qymyr, ndërsa kishte të fshehur në brendësi dy çanta me lëndë narkotike, kokainë.

Kanë qenë partnerët ndërkombëtar ata që sinjalizuan Policinë Shqiptare për sasinë e drogës, e cila ishte fshehur në hambarin e anijes.

 


Video