A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Dy turistë holandezë janë rrëzuar pasditen e sotme në Malin e Çikës në Dhërmi. Ata kanë qenë duke eksploruar natyrën shqiptare.
Fatmirërisht asnjë prej tyre nuk ka humbur jetën. Mësohet se një prej turistëve ka thyer këmbën, ndërsa tjetri është në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy tursitët janë transportuar drejt spitalit të Vlorës me një helikopter të urgjencës.
Këtë muaj kanë ndodhur disa rrëzime të turistëve të huaj në malet shqiptare. Pak kohë më parë tre turistë gjermanë u rrëzuan në malin e Valbonës, ku fatkeqësisht njëri prej tyre humbi jetën. Një turist britanik u rrëzua duke eksploruar malësinë e Matit, ndërsa një turist çek në malësinë e Librazhdit.