Një javë pasi u përplasën nga G-Classi, si është gjendja shëndetësore e çiftit Konomi

16 May 2022, 18:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një javë pasi u përplasën nga G-Classi, si është
Arjan dhe Vilma Konomi

Arjan dhe Vilma Konomi ndodhen ende në kujdes intensiv, teksa ka kaluar një javë nga aksidenti i regjistruar tek Rruga e Kavajës.

Burime për mediat konfirmojnë se edhe pse ata nndodhen në kujdes intensiv, gjendja e tyre shëndetësore është stabël. Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij ka lëndime të shumta në trup.

Ata u përplasën nga mjeti që drejtohej nga Ajas Sulejmani,  teksa ecnin në vijat e bardha së bashku me foshnjën e tyre tre muajshe. Fatmirësisht, foshnja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajas Sulejmani tashmë ndodhet në qeli, teksa rezultoi dhe përdorues i lëndëve narkotike pas testit të bërë nga ana e Policisë.


Video