Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e Ardit Kërtushës, ish-kandidatit për kreun e degës së PS-së në Durrës.
31-vjeçari ka dëshmuar para grupit hetimor se konfliktin me autorin e ka nisur rreth një muaj më parë për çështje pronësie, teksa më herët kanë pasur dhe përplasje fizike.
Kërtusha ka deklaruar se autori ka ardhur në lokalin ku po qëndronte dhe e ka plagosur në këmbë, duke shtuar më tej se ai nuk e priste këtë veprim prej autorit.
Pas ngjarjes, Këtrusha është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori është larguar në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në lokalin 'Zins', në pronësi të reperit Noizy.
Deri më tani policia nuk ka dhënë detaje për autorin, por po punohet për arrestimin e tij. Gjithashtu, blutë e Durrësit kanë sekuestruar dhe pamjet filmike te bizneseve përreth për te zbuluar itinerari e autorit.
Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Para zgjedhjeve të 25 prillit, ai iu bashkua Partisë Demokratike dhe zhvilloi takime me Lulzim Bashën dhe u paraqit nga ky i fundit si një socialist i zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës. Ardit Kërtusha ka mbajtur dhe postin e kreut të FRESSH në qytetin bregdetar.