Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Rrilë-Lezhë, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, drejtuesi i mjetit tip "Opel", Ndoc Nikaj, 66-vjec. Ai nuk ka mbijetuar dot për shkak të plagëve të shumta të marra në trup. Në gjendje të rëndë ndodhet bashkëshortja e tij.
Siç mund ta shihni dhe në fotot, përplasja ka qenë shumë e fortë, ku gjithsej mbetën të plagosur tre persona.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



