Skandali me ashensorët në QSUT, vihet nën hetim administratori i “Sulollari Klima” dhe tekniku

16 May 2022, 19:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali me ashensorët në QSUT, vihet nën hetim administratori i
Siguria e ashensorëve është kthyer në një problem në Shqipëri së fundmi disa persona për shkak të defekteve të rënda

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht shtetasit Ardian Sulollari, 52-vjeç dhe Ermal Braja 45-vjeç, pas ngjarjes së djeshme ku u këput ashensori i QSUT-së dhe për pasojë mbetën të bllokuar në katin e parë dhe u dëmtuan një paciente 80 vjeçare si edhe punonjësi që merrej me mbajtjen e barrelës së të sëmurit.

Braja është tekniku ashensorësh, ndërsa Sulollari është administratori i “Sulollari Klima” e cila është kompani e specializuar për kondicionerë, por pak kohë më parë fitoi tenderin me vlerë 24 milion lekë me TVSH për mirëmbajtjen e ashensorëve të QSUT-së. Kompania "Sulollari Klima" duket se është ndjerë e aftë edhe për mirëmbajtjen e ashensorëve duke çuar në aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme.

Policia ka marrë në pyetje infermieret e turnit, të cilat kanë theksuar se ashensori kishte patur probleme edhe më herët, por nuk ishin përballuar me një situatë të tillë. Ato janë shprehur para policëve se shpesh ashensori ngecte mes kateve apo nuk funksiononte shpesh.

Mbi Sulollarin dhe Brajën rëndon akuza për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video