
Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, detyrë që shqiptarët ja kanë besuar me ligj SPAK-ut kërkon energji dhe për të pasur këto energji, Prokuroria e Posaçme ka hapur një tender.
SPAK ka publikuar tenderin me vlerë rreth 2.6 mln lek për bateri dhe goma të reja për automjetet që janë në dispozicion të 17 prokurorëve të kësaj strukture.
Tennderi është publikuar këtë të martë në faqen e APP-së, bashkë me përcaktimet teknike dhe kriteret e operatorëve që duan të marrin.
Nuk dihet se sa rrota e bateri do të përfitojë SPAK me këtë shumë të vënë në dispozicion. Kreu i kësaj prokurorie, Arben Kraja është vënë në qendër të kritikave për heshtjen e SPAK për dosje të bujshme si Gërdeci, 21 Janari, apo afera CEZ-DIA.
Kraja është përgjigjur se SPAK nuk heton mbi baza deklaratash politike, por mbi bazën e kallëzimeve, duke anashkaluar faktin që po kjo strukturë është vënë në lëvizjë vetë në më shumë se një rast duke hapur hetimet kryesisht.