U aksidentua bashkë me nënën 3 ditë më parë, ndërron jetë 21-vjeçari nga Shkodra (Emri)

17 May 2022, 15:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U aksidentua bashkë me nënën 3 ditë më parë,

Suad Milani, vetëm 21 vjeç nga Postriba i cili u aksidentua tre ditë më parë në fshatin Hot i Ri, ka ndërruar jetë këtë të martë.

Mësohet se nëna e tij, Lida Milani ka pësuar gjithashtu dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore. Nga ana e saj, policia nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur tre ditë më parë.

Ndërkohë, nënë e bir kanë qenë në një motorr, duke udhëtuar drejt Postribës ku edhe jetonin. Ata janë aksidentuar me një automjet duke gjetur vdekjen pas tri ditësh në spital 21 vjecari ndërsa nena ndodhet në gjendje të rëndë.


Video