E reja fshihet në kamion për të kaluar kufirin, arrestohet shoferi

18 May 2022, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E reja fshihet në kamion për të kaluar kufirin, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

Një person është arrestuar nga policia kufitare e Portit të Durrësit, pasi akuzohet se ka tentuar të ndihmojë një vajzë të re për të kaluar kufirin. Në pranga është vënë shtetasi S. H., 27 vjeç, banues në Fier.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas duke tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit të Shqipërisë, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur në kabinën e kamionit.

27-vjeçarja është proceduar penalisht nga Policia për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa për bashkëmoshatarin e saj të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Video