Nga rrahja e biznesmenit libanez te narkotikët, kush ishte “i forti” Sukthit që u vra në atentat

18 May 2022, 22:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga rrahja e biznesmenit libanez te narkotikët, kush ishte “i
Arben Mërkuri

Arben Mërkuri, i cili mbante dhe mbiemrin Ismaili, mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Sukthit në Durrës.

48-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda dyqanit të tij nga persona të paidentifikuar. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi fillimisht kishte mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë për shkak të plagëve.

Arben Mërkuri ishte person me precedent penal. Ai ka qenë i dyshuar, ndaluar, shoqëruar dhe për një sërë ngjarjesh kriminale. Në zonë dhe rrethet shoqërore njihej me nofkën “Maneci” i Sukthit.

Mërkuri rezulton të jetë person me precedentë penalë kryesisht në fushën e narkotikëve. Ai ishte një nga 3 personat që u arrestuar për rrahjen e biznesmenit libanez në Durrës, Faadi Mitri në 2016-ën. Për këtë ngjarje Mërkuri u shoqërua bashkë me Landi Muharremin (Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krajën.

Nga rrahja e biznesmenit libanez te narkotikët, kush ishte “i

Ndër të tjera në skedarët policorë dyshohet për krime kundër personit, të tilla si vrasje me pagesë, për trafik droge, por zyrtarisht asgjë nuk është e dokumentuar.

Mërkuri dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të njohur në zonë dhe se larja e hesapeve është një nga pistat ku po hetohet.

Sukthi është rrethuar nga forca të shumta policie, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Kontrolle po ushtrohen edhe në hyrje të Tiranës, pasi ka dyshime të forta që ekzekutorët janë nisur drejt kryeqytetit pas vrasjes.

 


Video