VIDEO/ Pamjet tronditëse të aksidentit në Elbasan, 18-vjeçari "fluturon" në ajër pas goditjes së fortë

18 May 2022, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Pamjet tronditëse të aksidentit në Elbasan,
Pamjet e aksidentit

Janë publikuar pamjet e rënda të aksidentit të pak ditëve më parë në aksin Elbasan- Cërrik, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë 18-vjeçari Bjordi Paprri.

Ai ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" që drejtohej nga 31-vjeçarja Silvana Moli. Siç shihet nga video e Fax News, përplasja ka qenë shumë e fortë, ku trupi i të riut përplaset dhe me një mjet tjetër të parkuar aty pranë. 31-vjeçarja i ka prerë rrugën motorit gjatë hyrjes në një kthesë, por edhe i riu ka qenë me shpejtësi të lartë. Ngjarja ka ndodhur më konkretisht në fshatin Kuqan të Elbasanit.

Policia njoftoi arrestimin e gruas qe shkaktoi aksidentin si dhe ka referuar në prokurori materialet në ngarkim të të riut pasi nuk dispononte leje drejtimi. Por, burime për mediat bëjnë me dije se ndaj Silvana Molit gjykatësja Zena Lilaj ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtepie” pasi gruaja është nënë e një fëmije nën tre vjeç dhe sikurse e kërkon dispozita ligjore ajo nuk mund të qëndrojë në burg.

18-vjeçari Bjordi Paprri është duke luftuar me jetën në spitalin e Traumës. Prej disa ditësh familjarë e të riut kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për dhurim gjaku pasi për shkak të hemoragjisë së brendshme ai ka humbur shumë gjak. Bjordi Paprri është grupi i gjakut A+ ndaj për ta mbajtuar ata në jetë kërkohet ndihmë.


Video