"Zbërthimi" i Dumanit, aksioni shtrihet në 5 qytete, mes të ndaluarve edhe personazhe të njohur të botës së krimit

19 May 2022, 09:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Zbërthimi" i Dumanit, aksioni shtrihet në 5 qytete, mes

Dëshmia që Nuredin Dumani ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duket se do të "këpusë" shumë koka të botës së krimit.

Sot, që në orët e para të mëngjesit, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, FNSH dhe RENEA ka nisur një mega-aksion në disa qytete të vendit.

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale.

Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

 


Video